Ndërtimi i ujësjellësit në Koplik- Bashkia Malësi e Madhe shpall tenderin, fondi 364.9 milionë lekë
‘Lajm i mirë’ për Koplikun, në Bashkinë e Malësisë së Madhe. Prej shumë kohësh kjo zonë ka ‘vuajtur’ nga mungesa e ujit të pijshëm, apo furnizimi ditor ‘part time’.
Bashkia Malësi e Madhe ka shpallur tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik për furnizimin e zonës me ujë, përkatësisht Koplik Qendër dhe Koplik i Mesëm.
Fondi i vendosur në dispozicion të këtij investimi është 364.9 milionë lekë, i ndarë në tre faza, deri në vitin 2021. Projekti përmban ndërtimin e një rezervuari uji 500 m3.
Sipas detajeve të tenderit, të gjitha punimet do të përmbyllen brenda një afati kohor prej 18 muajsh që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues. Tenderi i shpallur në APP do të qëndrojë i hapur deri më 26 shtator, ora 10:00
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.