Ndryshon ligji për ‘Buxhetin e Vitit 2021’ – Si di të përdoret fondi i miratuar prej 5 miliard lekësh
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave ka vendosur të bëhen disa ndryshime në ligjin “Për buxhetin e vitit 2021”.
- Në nënndarjen “Fondi rezervë i buxhetit” shifra “3 miliard lekë” zëvendësohet me “4 miliard lekë”.
- Nënndarja “Fondi për studime dhe projektime” hiqet.
Në Nenin 14 ndryshimet vijojnë si më poshtë:
“Neni 14 Fondi rezervë, prej 5 miliard lekësh, përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për:
-raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, në masën 4 miliard lekë;
-përballimin e kostos së zgjedhjeve për Kuvendin të vitit 2021, në masën 1 miliard lekë;
Kontingjenca për risqet e borxhit, prej 4.5 miliard lekësh, përdoret nga ministri përgjegjës për financat për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit, me ndikim në shpenzimet për interesa. Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.