Nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme Shqipëri-Kosovë – Balluku: Do të shkurtojë 15 minuta fluturimet mes dy kryeqyteteve
Ministrja e Infrastrukturës dhe Eenergjisë, Belinda Balluku ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes së rëndësishme Shqipëri-Kosovë.
Sipas njoftimit Albcontrol dhe Agjencia e Shërbimeve të Navigimit Ajror e Kosovës, kanë nëshkruar marrëveshjen për koordinimin e trafikut ajror midis Tiranës dhe Prishtinës.
“Një hap i rëndësishëm për normalizimin e hapësirës ajrore të Kosovës, pasi korridori i ri ajror do të shkurtojë me rreth 15 minuta fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, do të rrisë përfitimet e udhëtarëve, do të ulë kostot operacionale të kompanive ajrore dhe emetimet e karbonit drejt një aviacioni më të gjelbërt,” bën me dije Balluku.
“Nënshkrimi i Marrëveshjes midis Albcontrol dhe ASHNA do të pasohet me hapjen e korridorit ajror midis Shqipërisë dhe Kosovës. Së bashku për të bërë gjëra akoma dhe më të mira për qytetarët në të dyja anët e kufirit.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.