Nga kryeministri te ministrat, Qeveria miraton përbërjen e re të Këshillit Kombëtar të Territorit. Sa do të shpërblehen anëtarët e KKT-së për çdo mbledhje (LISTA)

Këshilli i Ministrave ka miratuar së fundmi përbërjen e Këshillit Kombëtar të Territorit. Sipas vendimit të fundit të qeverisës, Këshilli Kombëtar i Territorit, si autoritet kombëtar i planifikimit dhe zhvillimit të territorit, kryesohet nga Kryeministri dhe ka në përbërje:
-Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, anëtar;
– Ministrin e Financave dhe Ekonomisë , anëtar;
– Ministrin e Drejtësisë, anëtar;
– Ministrin e Kulturës, anëtar;
– Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, anëtar;
– Ministrin e Turizmit dhe Mjedisi, anëtar;
– Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, anëtar;
– Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, anëtar dhe sekretar.
Sipas vendimit kur, për shkaqe të arsyeshme, Kryeministri apo ministri anëtar nuk mund të marrë pjesë në mbledhje, atëherë në vend të tij merr pjesë, përkatësisht, me të drejtë vote,:
– personi i autorizuar nga Kryeministri, i cili kryeson mbledhjen;
– zëvendësministri, përfaqësues i ministrit në mungesë.
Njëkohësisht në vendim thuhet se Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Territorit, për çdo pjesëmarrje në mbledhje, shpërblehen me 20 000 (njëzet mijë) lekë.
“Shpërblimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit të përballohet nga buxhetet e miratuara për çdo institucion përkatës, që ata përfaqësojnë. Brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike, nga dita e zhvillimit të mbledhjes, Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) zbardh vendimet e KKT-së, të cilat ua dërgon për nënshkrim Kryeministrit, në cilësinë e kryetarit të Këshillit, dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë”, thuhet në vendim.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.