Nis pranvera meteorologjike-Por si do të jetë moti gjatë javës (Parashikimi)
Dita e sotme shënon ditën e parë të pranverës meteorologjike, por kjo nuk do të përkojë me motin gjatë kësaj jave. Kështu njofton Shërbimi Meteorologjik që evidenton se “edhe pse na pret një fillim javë me temperatura pranverore, nxitur nga era e vrullshme jugore, nuk do të jetë kështu deri në ditën e premte”.
“Ashtu sikundër shihet në tabelën e mëposhtme, reshjet e shiut do të prekin vendin përkohësisht deri të martën pasdite. Në mbrëmje e në mesnatë vendi pritet të përfshihet nga reshje intensive, në formën e rrebesheve me rrufe.
Më tej, reshjet e shiut do të rikthehen herëpashere deri ditën e premte. Përsëri në mesditën e të premtes, reshjet do të rikthehen me intensitet, kësaj here në jugperëndim të vendit. Me rënien e temperaturave sipas tabelës, në lartësitë mbi 800 m në të gjitha zonat malore, reshjet do të jenë kryesisht dëbore.
Hera herës gjatë kësaj jave, parashikohet përveç erës së vrullshme dhe shtim i dallgëzimit” njofton Shërbimi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.