Nis puna për bulevardin e ri në Vlorë – FSHZH inspekton projektin. Ja detajet e investimit

Ka nisur tashmë puna për projektin e rikualifikimit urban të bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë, i cili pritet të jetë gati brenda vitit të ardhshëm.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe kreu i tij, Benet Beci, inspektuan këtë projekt dhe investimet e tjera infrastrukturore nga FSHZH, si Lungomare, rruga Dhimitër Konomi”, unaza e qytetit, rruga Transballkanike, rruga e Kaninës etj.- kanë për qëllim transformimin e Vlorës në kryeqytetin e turizmit dhe aktiviteteve kombëtare e ndërkombëtare.
"3 Rracat"
Posted by Fondi Shqiptar i Zhvillimit on Thursday, March 1, 2018
Posted by Fondi Shqiptar i Zhvillimit on Thursday, March 1, 2018
Projekti për bulevardin e ri do të kushtojë rreth 279,9 milionë lekë. Punimet do të prekin si rrugët dhe trotuaret, ashtu edhe rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve, ndriçimin rrugor dhe gjelbërimin. Krahas palmave ekzistuese, do të mbillen palma të reja, por edhe pemë të tjera të llojit: carac, vidh, arre dhe akacie.
Në projekt parashikohet edhe rikonstruksioni i shesheve pranë Stadiumit dhe Teatrit, ndërsa një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mobilimit urban, duke krijuar një standard për kioskat, stolat dhe stacionet e autobusit.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.