Një hap më afër robotëve të pavarur nga krijuesit!
Kushedi se në çfarë pike do ta kemi çuar teknologjinë pas disa dekadash! Ndoshta nuk do jemi më as në gjendje të kontrollojmë fuqinë që do i japim. Gjithsesi, na pret një rrugë e gjatë përpara.
Studiues të “Columbia University” në New York kanë krijuar “robotin e vetëdijshëm ” , pra makina që do të kenë një shkallë vetë- perceptimi. Robotët do jenë me zero njohuri paraprake të fizikës, gjeometrisë ose dinamikës motorike. Brenda një dite trajnimi intensiv, nëpërmjet teknikës së vetë- stimulimit, robotët do të jenë në gjendje të adaptohen në bazë të situatave, madje do krijojnë dhe aftësi vetë-riparuese.
“Deri më sot, robotët janë operuar nga robot, por nëse duam të jemi të pavarur për t’ju përshtatur situatave të paparashikuara nga pronarët e tyre, atëherë është thelbësore që ata të mësojnë të stimulojnë veten” ka thënë Hod Lipson, profesor i inxhinierisë mekanike dhe drejtor i laboratorit të Makinave Kreative kur u krye studimi.
Inxhinierët e studimit të Columbia-s premtojnë se janë afër realizimit, ndërkohë që kanë publikuar në website-in e universitetit dhe kanalin Youtube robotin e parë të krijuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.