“Njerëzit nuk duhet të trajtohen si shifra”, Meta apelon për ti dhënë fund skllavërisë moderne
“Fund plagës së skllavërisë moderne”, apelon presidenti Ilir Meta në ditën botërore për zhdukjen e skllavërisë.
“Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë apeloj fort për të menduar për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte. Fund plagës së skllavërisë moderne që shkatërron jetë, familje e shoqërinë dhe ushqen krimin e organizuar në kurriz të stabilitetit, sigurisë e sundimit të ligjit”, shkruan Meta në facebook.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.