Njësimi diplomave – Shërbimi ofrohet online, me kosto 2 mijë lekë
Njësimi dhe njohja e diplomave tashëm do të bëhet online. Kështu çdo person i interesuar mund të hyjë në faqen e portalit qeveritar E- Albania dhe të aplikojë për shërbimin e njohjes së diplomave. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u shpreh se ofrimi i këtij shërbimi online shmang burokracitë dhe sorollatjet e panevojshme.
Ministrja e Inovacionit Milena Harito është ndalur jo vetëm në rëndësinë që ka ofrimi i këtij shërbimi online, por edhe ofrimi i shërbimeve të tjera në këtë mënyrë. Aktualisht portali ofron 476 shërbime online dhe ka 280 mijë përdorues.
Për aplikimin online për njohjen dhe njësimin e diplomës kandidati duhet të paguajë 2 mijë lekë, dhe në rast të njësimit duhet në formë shkresore dhe shërbimi kushton 4 mijë lekë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.