Njihuni me “Method-2”, roboti që kushton mbi 100 mln dollarë dhe duket sikur vjen drejtpërdrejt nga një film “Sci-Fi”
Robotët gjigantë të kontrolluar nga njeriu nuk janë më vetëm për Hollywood-in. Ai quhet Method-2 dhe është 4 metra i gjatë, peshon 1,6 ton dhe është krijuar nga “Hankook Mirae Technology” në Korenë e Jugut.
Nëse roboti ju kujton diçka nga filmi “Transformers”, nuk e keni gabim. Kompania punësoi dizajnerin e Hollywood, Vitali Bulgarov, i cili ka punuar në “Transformers: Age of Extinction” për të krijuar pamjen e robotit.
Method-2 mund të imitojë lëvizjet e dorës, krahut dhe gishtërinjve të pilotit të tij, por lëvizjet e këmbëve u janë lënë inxhinierëve. Ai mbahet nga dy zinxhirë të mëdhenj pasi balanca nuk është shumë e mirë.
Zhvillimi i këtij roboti kushton mbi 100 milionë dollarë, por ai nuk është për shitje. Kompania thotë se një version i tij mund të përdoret një ditë për operacione ushtarake ose për të ndihmuar në katastrofat natyrore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.