Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët në Gjermani e Francë! Çfarë duhet të bëni që të mos penalizoheni për tejkalimin e 3 mujorit të Schengen-it
Ministria e Punëve të Jashtmë e Shqipërisë informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, se nuk do të penalizohen.
Autoriteti përgjegjës në Gjermani është Zyra e të Huajve (Ausländerbehörde) e çdo qyteti në Gjermani. Prandaj çdo shtetas shqiptar me qëndrim 3 muaj duhet t’i drejtohet këtyre Zyrave të të Huajve.
Shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Francë për 30 ditët e ardhshme, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Francë.
Nuk do të merren vendime për largimin nga territori francez për qytetarët, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.