Nuk rritet çmimi i biletave, mbështetje transportit/ Rama: 5 milionë dollarë operatorëve. E hëna pa makina për kursim, në prag kriza e naftës!

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik vendimin e Qeverisë për mbështetjen me 5 milionë dollarë të operatorëve të transportit urban, për të shmangur rritjen e biletave për qytetarët.
Ai tha se rritja e biletës ishte një opsion jo vetëm që do dëmtonte qytetarët, por as nuk do të zgjidhte problemin që kanë aktualisht operatorët me rritjen e kostove të karburanteve.
Rama paralajmëroi sinjale për përkeqësime drastike të krizës së hidrokarbureve në tregjet ndërkombëtare.
Ai lidhi vendimin për shpalljen pushim të të hënës së ardhshme me domosdoshmërinë e kursimit të naftës, ndërkohë që tha se nisma të tilla do të ndërmerren edhe në vijim.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.