Nuk shkoni mirë me shefin tuaj? Ja si të veproni

Ndoshta jo gjithmonë kuptoheni me individët që punoni. Por kur ka përplasje mes jush dhe shefit tuaj, ky është një problem.
Megjithatë të dish të menaxhosh situatat problematike në vendin e punës është edhe një nga pikat kyçe të suksesit. “Një ekip i bashkuar është një ekip i fuqishëm”- u shpreh Jon Gordon, autor i “The Power of a Team Pozitiv”. “Kur keni përplasje, nuk do të jeni më aq të fortë. Është thelbësore për produktivitetin, efikasitetin dhe përfundimisht suksesin tuaj”.
Identifikoni problemin. Gjeni burimin e problemit dhe pastaj diskutoni për të zbutur situatën.
A jeni ju problemi? Ka vërtet shefa të këqij por ndonjëherë problemi është punonjësi. Merrni kohë për të shqyrtuar marrëdhëniet tuaja të kaluara me shefat – a keni pasur gjithmonë konflikte? Nëse po, mund të keni ju një problem. Shenja të tjera për këtë përfshijnë ndjenjën e zemërimit kur shefi juaj jep udhëzime, debatoni ose doni që të debatoni ose i injoroni me dashje udhëzimet.
Mësoni të menaxhoni … me takt. Nëse problemi mes jush dhe shefit tuaj rrjedh nga mënyrat e ndryshme të menaxhimit, jini pro aktive dhe të qartë me atë çfarë doni. Thuajini shefit tuaj se çfarë ju duhet apo do ju ndihmonte në mënyrë që të performoni sa më mirë në punë, kështu mund të arrini një zgjidhje të përbashkët.
Jini më të kuptueshëm. Gjithkush bën gabime, duke përfshirë edhe shefat. Duhet të pranoni se nuk ka asnjë shef të përsosur, ata janë vetëm njerëz dhe ju duhet të mundoheni ti kuptoni ata. Kërkoni sigurinë në numra. Është më mirë që një problem të caktuar ta diskutoni më vete se kur jeni shumë. Kështu do të shmangni tensionet dhe debatet, pasi të qenurit mes shumë njerëzve ndihmon personalitetet të përplasen.
Ndërpritni negativitetet. Mënyra sesi mendoni për shefin tuaj është e rëndësishme. Prsh, sa më shumë mendoni sesa i keq është ai më shumë do të ndikojë kjo në mënyrën se si ndër veproni me atë person. Mundohuni të merrni anët pozitive dhe te lini pas mendimet e këqija.
Tregohuni të respektuar. Nuk doni një reputacion si i paedukatë, problematikë apo të vështirë për tu marrë vesh. Kjo do t’ju pengonte në ngjitjen e karrierës suaj. Mbase nuk doni të respektoni shefin tuaj si njeri ama duhet të respektoni pozicionin, kështu gjërat do të shkojnë më mirë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.