Operacioni Forca e Ligjit, dy të tjerë i shtohen listës së atyre që duhet të deklarojnë pasurinë
Dy persona të tjerë që janë subjekt i ligjit special i janë shtuar listës së personave që duhet të bëjnë deklarimin e burimit të pasurisë së tyre.
Referuar deklaratës së përfaqësueses së Operacionit Forca e Ligjit u është dërguar kërkesa për vetë deklarimin e pasurisë shtetasve:
- A.Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”;
- M.Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.
SCAN
17 shkurt, OFLVijon Operacioni Forca e Ligjit, për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda dhe në këtë kuadër OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.Në vijim të veprimeve, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve: A. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”;M. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.
Posted by Policia e Shtetit on Monday, February 17, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.