Operacioni “Medikamenti” / Procedim për 2 pronare farmacish! Shisnin dezinfektant pa faturë e me çmim abuzim. Paralajmërohen edhe tregtarët
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës, në zbatim të masave të përcaktuara në Planin e Masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve abuzive të tregtimit të medikamneteve me çmime të rritura fiktivisht, duke përfituar nga situata emergjente e COVID-19 që po kalon vendi, si dhe fshehjen e të ardhurave të përfituara nga abuzimi me çmimet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Medikamenti”, në kuadër të të cilit u proceduan penalisht 2 shtetase, pronare të farmacive dhe konkretisht shtetaset S. L., 32 vjeçe, banuese në Durrës dhe një 40 vjeçare, banuese në Shijak, Durrës.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në lagjen Nr. 13, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi disifektantësh për duart (xhela antibacterial), pa faturë tatimore, të cilët shiteshin me çmime abuzive, si dhe në farmacinë në lagjen Nr. 4, u konstatuan shitje pa kupon tatimor” njofton Policia.
Kontrollet e befasishme do të vijojnë në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe përfitimit nga situata e krijuar duke abuzuar me çmimet jo vetëm të medikamenteve, por të çdo produkti për konsum nga qytetarët.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.