OST e varur nga ministria – Pas kritikave të Komunitetit të Energjisë, miratohen ndryshimet ligjore
Pas më shumë se 4 muajsh nga data e depozitimit në Kuvend, parlamenti la miratuar ndryshimet në ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”, që kanë për qëllim sigurimin e autonomisë së Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Ndryshimet u propozuan nga qeveria pas kritikave të forta të Komunitetit të Energjisë mbi pavarësinë e OST-së, ndërkohë që ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bleinda Balluku tha se miratimi i tyre plotëson detyrimet për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.
Po ashtu parashikohen edhe ndryshime, që kanë qëllim arritjen e pavarësisë funksionale të menaxhimit dhe të drejtat efektive të vendimmarrjes të njësisë ekonomike përgjegjëse për aktivitetet e shpërndarjes.
Ligji i ri parashikon gjithashtu se ndërtimi i hidrocentraleve të vogla, deri në 2 MË do t’i nënshtrohet procedurave konkurruese, ndërkohë që do të jetë Këshilli i Ministrave që do të miratojë rregullat që do të ndiqen për miratimin e këtyre kapaciteteve prodhuese të energjisë. Deri më tani, për këto HEC-e nuk kërkohej konkurrim.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.