Panairi “Career Fair” – Pullazi: Credins Bank, në kërkim të elementeve më të mirë
Universiteti “Epoka” ka çelur edicionin e 6 të panairit “ Career Fair “ ku kompani të ndryshme, banka, firma ndërtimi etj, marrin pjesë me stendat e tyre për rekrutimin e studentëve më të mirë. Credins Bank, ashtu sikurse edhe në edicionet e tjera, është bërë pjesë e këtij eventi duke i ofruar mundësi studentëve më të mirë për të aplikuar dhe më pas për t’u punësuar pranë saj . Përgjegjësi i sektorit të rekrutimeve dhe trajnimeve pranë Credins Bank , Elert Pullazi, shpreh për SCAN interesin që ka kjo bank në kërkimin e elementëve më të mirë duke u ndalur edhe në pozicionet vakante që ofrohen për të rinjtë .
Kjo është vlerësuar si një mundësi e mirë nga të rinjtë e punësuar nëpërmjet eventeve të tilla.
Po cila është arsyeja që shumë student zgjedhin të aplikojnë pranë Credins Bank?
Panairi “ Career Fair “, ashtu sikurse çdo vit edhe këtë herë ka pasur vëmendje maksimale nga studentët të cilët dëshirojnë të punësohen.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.