Parashikimi i motit/ Javë e ndikuar nga vala e të nxehtit afrikan në Shqipëri
Vendi pritet të ketë mot këtë javë të ndikuar nga vala e nxehtit afrikan. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo valë e nxehtë do të sjellë mot me diell dhe lagështirë të ulët gjatë orëve të mesditës. Rritja e temperaturave do të jetë e vijueshme dhe do të bëjë që si mëngjeset ashtu edhe mbrëmjet të jenë me vlera të larta temperaturash.
Era do të fryjë jug dhe veriperëndim e lehtë duke sjellë dhe dallgëzim të ulët në brigjet detare.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.