Parashikimi i Motit/ Kthjellime të shumta por në mesditë do të ketë ndryshim të kushteve klimaterike
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e premte parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira të cilat prej mesdite do të vijnë në dendësi.
Sipas njoftimit era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek ndërsa deti do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -4°C deri në 14°C
zonat e ulëta 2°C deri në 19°C
zonat bregdetare 4°C deri në 17°C.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.