Parashikimi i motit për fundjavën/ SHMU: Kthjellime dhe vranësira kalimtare
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se pas një periudhe paqëndrueshmërie, gradualisht mbi vendin tonë për tre ditët në vijim pritet mot i qëndrueshëm dhe ditë me diell për të gjithë fundjavën.
Sipas SHMU dita e Premte dhe ajo e Shtunë parashikohen me mot të kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore ndërsa për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët por përgjatë ditës nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare.
SHMU bën njofton se gjatë ditës së Premte do të ketë erë relativisht intensive dhe shpejtësi mesatare 3-10m/s me drejtim nga kuadrati i veriut kryesisht në bregdet dhe lugina, dita e Shtunë parashikohet me erë e cila do të fryjë e lehtë, ndërsa ditën Diel rikthehet përsëri era relativisht intensive por kësaj radhe me drejtim nga kuadrati i jugut.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.