Parashikimi i motit/ Shërbimi Meteorologjik: Dita e premte do të karakterizohet nga kthjellime në të gjithë vendin

Sipas Shërbimit Meteorologjik dita e premte parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat parashikohen të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore.
SHM bën me dije se era do të jetë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi 1-5m/s, përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës fiton shpejtësi deri në 10m/s ku më konkretisht temperaturat parashikohen si më poshtë:
- zonat malore 13°C deri në 28°C
- zonat e ulëta 17°C deri në 31°C
- zonat bregdetare 17°C deri në 29°C
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.