Pas miratimit të listës së kandidatëve për kryebashkiakë, nga e diela nis prezantimi i kandidatëve për këshilltarë në qarqe
Pas miratimit të listës së kandidatëve për kryebashkiakë e për këshilltarë bashkiakë, të deleguarit e Partisë Socialiste do të nisin, duke nisur nga dita e diele, shpalljen e tyre në qarqet përkatëse. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama në daljen për mediat pas mbledhjes së kryesisë së forcës së tij politike.
“Siç e dini, sot kemi pasur mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste për të miratuar kandidaturat për 61 bashkitë, si dhe për të diskutuar për formësimin listave përfundimtare për Këshillat e Bashkive. Nesër, të gjithë të deleguarit, sipas qarqeve, do të jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat e miratuara, në prani të kandidatëve, si dhe të grupeve drejtuese të fushatave elektorale dhe më pas do të fillojmë fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit” tha kryeministri.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.