Pas shiut del gjithmonë dielli, por edhe dëbora – SHMU: Ditën e premte ndryshon krejtësisht situata

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e mërkurë do të ketë një ndërprerje të reshjeve, për tu rikthyer sërish ditën e enjte me intensitet të ulët e lokalisht në formën e shtrëngatave ndërsa në majat e maleve reshje bore.
Sipas SHMU situatë krejtësisht e ndryshme do të vijë ditën e premte, pasi pritet depërtimi i rrymave të ftohta të cilat do të sjellin mot të kthjellët por me ngrica në zonat malore e ato kodrinore.
“Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme përgjatë bregdetit dhe zonave luginore. Ditën e premte do të mbizotërojë erë veriore ndërsa valëzimi këtë javë pritet të arrijë deri në forcën 6 ballë me lartësi vale deri në 2.5 m në brigjet detare,” shkruhet në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.