Pas Tiranës dhe Durrësit edhe Kurbini miraton skemën e qirave për familjet e prekura nga tërmeti! Sa para do të jepen?!

Këshilli Bashkiak Kurbin miratoi pagesën e plotë të bonusit të qirasë mujore për familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019, dhe që nga akt konstatimet e Institutit të Ndërtimit është marrë vendim për evakuimin e menjëhershëm të tyre. Familjet që do aplikojnë për të përfituar bonusin e qirasë duhet të depozitojnë pranë Njësinë Administrative ku ato banojnë, dokumentet e mëposhtme:
- Formularin e aplikimit (formati standard), i cili gjendet pranë Njësinë Administrative;
- Akt konstatimin e Institutit të Ndërtimit;
- Çertifikatën familjare;
- Çertifikatën e pronësisë së banesës së dëmtuar nga tërmeti;
- Numrin e llogarisë bankare ku do të depozitohet bonusi i qirasë. Referuar shkresës nr.22412, datë 06.12.2019, të MFE-së, vlera e pagesës së qirasë do jetë si më poshtë:
- Apartament 1+1, 12600 lekë
- Apartament 2+1, 15400 lekë
- Apartament 3+1, 20400 lekë
Efektet financiare të këtij vendimi do të mbulohen nga zëri i Emergjencave Civile, të parashikuar me vendim të Këshillit Bashkiak të Kurbinit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.