Pastrimi në Krujë, Klosi: Ndalimi i qeseve plastike do të ndryshojë të ardhmen në mjedis

3500 fidanë të mbjellë, pastrimi i të gjithë perimetrit të kalasë së Skënderbeut dhe pastrimi i shtretërve në 4 urat e lumenjve janë rezultati i aksionit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në Krujë.
“Bëmë një punë e cila në krahasim me atë që duhet të bëhej është një punë shumë e vogël por në krahasim me mesazhin që ajo dha është një arritje shumë e madhe pasi të tre bashkitë u bënë bashkë; bashkia e Tiranës, e Durrësit dhe e Krujës që na mirëpritën për të bërë një aksion shumë të madh së bashku me të rinjtë, së bashku me shoqërinë civile, së bashku me Ministrinë e Kulturës dhe Drejtorinë e monumenteve për të pastruar të gjithë sipërfaqen, nga Rinasi deri në Kalanë e Krujës. Përfunduam një operacion shumë të suksesshëm për të pastruar kroin e Skënderbeut dhe rrugën që Skënderbeu ka bërë për tu ngjitur nga Fushë Kruja drejt Krujës. Këtu kuptojmë sesa e rëndësishme është mbyllja përfundimisht e problematikave me operacionin tonë “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, deklaroi ministri.
Klosi i cili shtoi se urdhëri për bllokimin e qeseve plastike dhe një menaxhim i saktë i mbetjeve nga pushtetit vendor do të kontribuojnë për një mjedis më të pastër në të ardhmen.
“Bllokimi i qeseve plastike më shumë se çdo gjë tjetër ka rëndësi për ndotjen shumë të madhe që i bëhet vendit tonë. Administrimi në mënyrë krejt tjetër i landfilleve. Çdo bashki duhet të ketë një plan të saktë se ku do t’i përfundojë mbetjet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.