Pasuria DJ të famshëm që vdiq në rrethana të pazakonta – Kush i trashëgon $25 milionët e tij?

Tim Bergling, i njohur me emrin e artit Avicii, i cili për fat të keq ndërroi jetë në pranverë, kishte një pasuri me vlerë rreth 25 milionë dollarë.
Ato që do të trashëgojnë çdo qindarkë të pasurisë së tij do të jenë prindërit e tij. Kështu thuhet në një raport të ri sipas WW. Gjithashtu edhe TMZ tha se Avicii nuk la asnjë testament kur vdiq në moshën 28 vjeçare, kështu që prindërit e tij, Anki Liden dhe Klas Bergling, do të marrin paratë e tij. Avicii ishte beqar në kohën e vdekjes së tij dhe nuk kishte fëmijë.
Kur ai vdiq në prill, Avicii pasuria e tij ishte me vlerë 231 milionë Krona Suedeze, e cila është e barabartë me rreth 25.5 milionë dollarë.
“Timi ynë i dashur ishte një kërkues, një shpirt i brishtë artistik që kërkonte përgjigje për pyetjet ekzistenciale: Perfeksionizmi për të cilin udhëtoi dhe punoi shumë arriti në një ritëm që çoi në stres ekstrem” – tha familja e tij në një deklaratë pas vdekjes. “Kur ai u ndal në turne, ai donte të gjente një ekuilibër në jetë që të jetë i lumtur dhe të jetë në gjendje të bëjë atë që ai e donte më së shumti, muzikën. Donte të gjente paqe.”
“Personi që ishe dhe muzika që le pas do ta mbajë gjallë kujtesën tënde.” – përfundoi deklarata.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.