Për një gjumë më të rehatshëm gjatë natës, ndiqni këto hapa

Një gjumë i rehatshëm gjatë natës është diçka që mund të na mundojë të gjithëve. Sipas një studimi të ri, nëse keni probleme me gjumin, përpara se të shkoni për të fjetur duhet të hapni dyer e dritare për pak çaste, pavarësisht motit.
Studiuesit në Universitetin e Teknologjisë Eindhoven në Holandë bënë një studim duke ndarë në dy grupe disa vullnetarë, ku njëri grup fjeti në hapësira të ajrosura ndërsa pjesa tjetër në një dhomë të mbyllur e të pa ajrosur.
Studiuesit matën nivelin e dioksidit të karbonit, temperaturën, zhurmën e sfondit dhe lagështinë relative në secilën nga dhomat ku pjesëmarrësit flinin. Ata e krahasuan këtë të dhënë me matjet cilësore dhe sasiore të gjumit të pjesëmarrësve.
Rezultatet, të botuara në Revistën Ndërkombëtare të Mjedisit dhe Shëndetit Indoor, gjetën një korrelacion që mund të ndihmojë që të gjithë të flenë më mirë.
Mesatarja e nivelit të dioksidit të karbonit për dhomat e ajrosura ishte dukshëm më i ulët se sa dhomat e mbyllura dhe dukej se ishte faktori më i madh lëvizës në një gjumë të mirë të natës. Studiuesit vunë në dukje:
“Vlerësimi subjektiv i pjesëmarrësve për thellësinë e gjumit të tyre ka lidhje me nivelet e dioksidit të karbonit”.
“Nivelet e ulëta të dioksidit të karbonit nënkuptojnë thellësi më të mirë të gjumit, efikasitetin e gjumit dhe një numër më të vogël zgjimesh”, shkroi hulumtuesit.
Kështu që herën tjetër kur të ndjeheni të shqetësuar, thjesht hapni një dritare dhe thithni pak ajër të freskët.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.