Përjashtim tatimit për pagat deri 40 mijë lekë, Komisioni i Ekonomisë i propozon ministrisë së Financave rishikimin e fashave! Debate të forta
Ndryshimi në ligjin për tatimin mbi të ardhurat shkaktoi debate të forta në sallën e Komisionit parlamentar të Ekononomisë. Ndryshimet e propozuar nga ministria janë për rritjen e pragut të tatimit nga 130 mijë lekë në 150 mijë lekë çka do të jetë në favor të më shumë se 15 mijë të punësuarve me këtë nivel page.
Por Komisioni i Ekonomisë i propozoi ministrit të Financave që përjashtimi të prekë pagat e ulëta, duke e rritur nivelin e dyshemesë në tatimin e pagave nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë. Në këtë mënyrë, sipas anëtarëve të komisionit të Ekonomisë, do të përfitonin ulje të tatimit ata me paga më të ulëta.
Por ministri i Financave Arben Ahmetaj në fjalën e mbajtur para deputetëve e konsideroi këtë lëvizje si të papërshtatshme dhe pasi në këtë mënyrë do të dëmtohej progresiviteti i tatimit mbi pagat që është në fuqi.
“Do qendroj kundër zgjerimit të fashës së përjashtuar. Do të jem deri në fund kundër në parim dhe në teknikalitet. Pastaj vendos parlamenti se unë kam detyrë të bëj këtë që bëj se kuptohet se çdo relaksim në njëra anë ka efekt të borxhi dhje deficiti’ tha Ahmetaj pas replikave të vazhdueshme të kreut të komisionit Erion Braçe dhe relatores Blerina Gjylameti.
Replikat
Blerina Gjylameti, relatore e Komisonit të Ekonomisë:
Unë jam deputete dhe paga ime nuk është 30-40 mijë lekë. Hyn në fashat e larta ku ne kemi vendosur si forcë politike që ata që kanë paga më të larta duhet të paguajnë më shumë. Ne shikojmë dhe zgjidhim një nga pikat që kemi pasur kërkesa të vazhdueshme për pagatr nga 130 nmë 150 sugjerimi jonë është në lidhje me atë që kemi marrë si angazhim. A jemi në momentin që të rishikojmë të gjithë fashat dhe mund të ngrijmë dyshemenë sepse mund të ndikojmë të gjithë fashat? Duhet të jemi të hapur për të parë ndryshimet. Mund të mos jetë 40 mijë po mund të jetë 35 apo 37 mijë. Por duhet të ulemi ta shikojmë.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
Edhe ju paguani për fashën 300 deri në 400 të vjetra, edhe unë. Ndaj edhe është ndërtuar progresiviteti i fashave. Po të hiqen fashat nga 300 në 400 që parimisht është e gabuar, I bie që të përfitojmë dhe unë dhe ti. Parimisht ëshët e gabuar sepse dëmton progresivitetin dhe integritetin fiskal të punësimit.
Kreu i Komisionit Erion Braçe
Kurrë nuk kemi thënë që shkallët e progresivitetit janë të vendosura njëherë e përgjithmonë dhe ndryshimi që sillni sot e provon këtë. Ju po ndryshoni për të ardhrat nga puna nga 130 mijë lekë në 150 mijë e për të qenë të ndershëm deri në fund është një favor fiskal ku përfshihemi dhe ne.
Propozimi i zonjës është legjitim ashtu siç edhe propozimi për të ndryshuar këtë ligj dhe për të integruar të ardhurat në një deklaratë të të ardhurave vjetore dhe t’ia nënshtrojmë tatimit progresiv.
Duhet të shohim një shkallë të re progresiviteti të të ardhurave nga puna. Propozimi im pa asnjë diskutim është një ligj i ri për tatimin mbi të ardhurat që sanksionon edhe më tej progresivitetin në të ardhura.
Ministri i Financave Arben Ahmetaj
Ligji i ri për të ardhurat besoj unë do të avancojë se punuari me FMN-në në 6 muajt e ardhshëm. Është legjitime të bësh propozime. Në finale parlamenti është ai që aprovon buxhetin dhe paketën fiskale. Unë personalisht janë shumë kundër zgjerimit të fashës. Progresiviteti është serioz në favor të qytetarëve, të të punësuarve, është në favot të pagave të ulëta. Zgjerimi i fashës përjashtuese shkatërron sistemin e të ardhurave personale në shifra dhe në parim.
Do qendroj kundër zgjerimit të fashës së përjashtuar. Do të jem deri në fund kundër në parim dhe ne teknikalitet. Pastaj vendos parlamenti
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.