Përmirësimi i shëtitores në Lezhë – FSHZH informon mbi objektivat e projektit prej 32 milion lekë (VIDEO)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit informon se Bashkia Lezhë po përmirëson kushtet e shëtitores së Lumit Drin duke i dhënë një hov të ri zhvillimi socio-ekonomik të gjithë zonës përreth.
Sipas njoftimit vendosja e dy urave qe lidhin dy anët e lumit, ndërtimi i një moli, vendosja e stacioneve të biçikletave dhe ristrukturimi i kangjellave i jep më në fund qytetit të Lezhës një shëtitore të denjë, të sigurtë dhe të aksesueshme nga të gjithë.
FSHZH bën me dije se prej vitesh dy anët e lumit Drin që përshkojnë qytetin qëndronin të ndara duke izoluar një pjesë të mirë të banorëve të qytetit. Tashmë nëpërmjet financimit prej 32,297,011 ALL, në kuadër të Skemës së Granteve në Mbështetje të Zonave të Prekura nga Tërmeti, zbatuar nga RDPA dhe FSHZH, shëtitorja e Lezhës do të jetë një vend mikpritës dhe i aksesueshëm nga të gjithë.
Sipas informonit ky program për Zhvillimin Rajonal ne Shqipëri është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencisë Austriake te Zhvillimit (ADA).
E.S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.