Përurohet Pazari i Ri, Veliaj: 1007 persona nisin punën

1007 persona në 308 biznese do të nisnin punën në Pazarin e Ri.
Këtë deklaroi kryebashkiaku i Tiranës në përurimin e Pazarit të Ri në ditën e verës.
“Pazari i ri mirëpritet 308 biznese që do të ushtrojnë aktivitetin e tyre, por edhe mijëra qytetarë që duan të kalojnë orët e pasdites për të shijuar ushqimet dhe produktet vendase”.
Veliaj shtoi se transformimi i Tiranës do të vazhdojë me projekte të tjera.
“Shumë shpejt në kemi në plan projekte të tjera me Fondin Shqiptaro-Amerikan, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve të Tiranës. Një nga këto është edhe hapësira që ndodhet mbas Ministrisë së Arsimit”.
Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se ka shumë fuqi vota në qeverisjen e komunitetit kur bën zgjedhjen e duhur.
“Ky është një transformim që i ka bërë bashkia Pazarit të ri. Më përpara produktet ushqimore tregtoheshin mes pluhurit, baltës dhe mizave. Kjo është dëshmi e asaj se çfarë fuqie ka vota në procesin e qeverisjes së komunitetit, duke bërë zgjedhjen e duhur. Parafytyroni se në 2015 zgjedhjet do ishin ndryshe”.
Eralda Zito/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.