Policia e Shtetit nis “fushatën” antikanabis – Katër raste në 24 orë!
Policia e Shtetit ka nisur operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Konkretisht janë evidentuar 4 raste: 1 rast në qarkun Tiranë, 1 në qarkun Fier dhe 2 raste në qarkun Vlorë ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, pasi kanë grumbulluar informacione në rrugë operative në lidhje me 2 shtetas të cilët shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla në zonën e Çorovodës dhe posedonin armë zjarri si dhe kishin tendencë në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar punën duke e ndjekur me metoda speciale të hetimit.
Pas një hetimi dy mujor, është bërë i mundur finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “Osumi”.
Si rezultat i operacionit të zhvilluar në në një lokal qytetin e Çorovodës, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve me iniciale P.K, 46 vjeç dhe E.H, 37 vjeç.
Po ashtu, Specialisët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e 28 vjeçarit me iniciale R.K për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
Hetimet e operacionit të koduar “Likojani” vazhdojnë për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike.
Policia e shtetit, në kuadër të “”fushatës” antikanabis, vijon gjithashtu kontrollet e territorit në zonën e Vlorës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ku dhe ka goditur një tentativë për kultivimin e bimëve narkotike.
Në përfundim të veprimtarisë së parë hetimore, Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale K.V, 57 vjeç të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.