Politikat e rrepta për ndryshimin klimatik mund të fshijnë 2.3 trilion dollarë në vlerë kompanish thotë raporti
Rregulloret e rrepta qeveritare për klimën deri në vitin 2025 mund të shkatërrojnë ndërmarrje me vlerë 2,3 trilion dollarë në industri, duke filluar nga prodhuesit e karburanteve fosile deri në bujqësi dhe prodhuesit e makinave, paralajmëroi një grup investitorësh.
Rregullat që synojnë uljen e emetimeve të karbonit pritet të përshpejtohen në vitet e ardhshme, ndërsa vendet përpiqen të përmbushin detyrimet sipas marrëveshjes së klimës në Paris 2015, për limitin e ngrohjes globale.
Çdo politikë e papritur zhvendoset rëndë duke prishur strategjitë e tanishme të investimeve, tha në një raport Parimet e Investimeve të Përgjegjshme (PRI) të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.
Më i ekspozuar është sektori i karburanteve fosile i cili mund të humbasë një të tretën e vlerës së tij aktuale, thuhet në raport. Karburantet fosile përbëjnë rreth dy të tretat e emetimeve globale të gazrave serë.
Firmat e qymyrit mund të humbin deri në 44% në vlerë, ndërsa kompanitë më të mira botërore të naftës dhe gazit rrezikojnë të humbin deri në 31% të pjesës së tyre aktuale të tregut, sipas një raporti i cili parashikon që kërkesa për naftë të rritet rreth vitit 2027.
Ndryshimi megjithatë do të çojë gjithashtu edhe në kompani fituese.
Prodhuesit e automjeteve investuan shumë në automjete elektrike dhe ndërmarrje të shërbimeve që përdorin fuqi të ulët karboni mund të dyfishojnë vlerat e tyre, thuhet në raport.
Raporti doli ndërsa liderët botërorë u takuan në Madrid për konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimin e klimës, të njohur si COP25.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.