Presidenti Nishani niset në Azerbajxhan, do të marrë pjesë në forumin e 5-të Global të Bakusë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në krye të delegacionit zyrtar është nisur sot drejt Azerbajxhanit për të marrë pjesë në Forumin e 5-të Global të Bakusë me temë: “E ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare: Pushtet dhe interesa.”
Gjatë punimeve të Forumit Global, kreu i Shtetit shqiptar do të mbajë një fjalim lidhur me temën kryesore që do të diskutohet nga të pranishmit, do të zhvillojë një takim zyrtar me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, si dhe pritet të ketë takime dypalëshe me homologë pjesëmarrës në Forumin e Bakusë.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.