Problemet në industrinë nxjerrëse – Studimi, Pinguli: Mungesë planifikimi, korrupsion dhe përjashtim komuniteti
Mungesë e planifikimit, shkelje e lejeve, korrupsion i zyrtarëve dhe përjashtim i komunitetit nga dhënia e mendimit. Këto janë disa nga shkeljet e konstatuara nga një monitorim i të gjitha lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve, lejeve minerare dhe të nxjerrjes së naftës, i kryer përgjatë muajve prill-gusht në kuadër të një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian.
Pas përpunimit të dhënave, u identifikuan edhe 4 zonat që konsiderohen më problematike në këtë drejtim.
Zbatimi i këtij projekti synon rritjen e transparencës dhe marrjen e përgjegjësive nga ana e autoriteteve publike dhe bizneseve në lidhje me industrinë nxjerrëse dhe atë energjetike, përmirësimin e performancës mjedisore të këtyre industrive si dhe rritjen e rolit të komuniteteve, si një nga hallkat kryesore që preken nga dhënia e këtyre lejeve.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.