Prodhim i paligjshëm i pijeve – Policia arreston në flagrancë shtetasin
Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë një shtetas në qytetin e Shkodrës për prodhim të paligjshëm të pijeve freskuese.
Sipas njoftimit, shtetasi, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari të kundraligjshme, kishte rifilluar prodhimin e pijeve freskuese në punishten e cila ishte në sekuestro preventive prej dy vitesh.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh.K., 55 vjeç, banues në lagjen “Ajasëm” Shkodër.
Policia tha se arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në punishten e tij e cila është e bllokuar që nga viti 2017 ku është bërë sekuestro preventive. Sipas njoftimit janë gjetur të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme pije të ndryshme të cilat kishin etiketa të falsifikuara si dhe shirita etiketash të ndryshme.
Policia e Shtetit bëri me dije se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale ”Punësim i paligjshëm” , “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Prodhim dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.