Programi i ri i Google kundër gjuhës së urrejtjes në internet

Tashmë komentet negative apo gjuha e urrejtjes e cila shprehej masivisht në internet do të identifikohen nga softuer i ri i Google “Jigsaw”. Programi “Perspective” mund të lehtësojë vërtet punën e mediave, por mbart edhe rreziqe për lirinë e shprehjes.
Programi ka në sfond një bazë të dhënash me komentet e dhëna më parë nga njerëzit. Ky softuer orientohet tek kjo bazë të dhënash dhe jep për çdo koment nga një vlerë që thotë se sa komente të përafërta vlerësohen si problematike nga përdoruesit. Programi i Google ka qasje në 17 milionë komente të kategorizuara.
Menaxheri i programit, Jared Cohen thotë se “Perspective” i kalon kufijtë e krahasimit me një listë nocionesh dyshuese. Inteligjenca artificiale dallon, edhe nëse një koment vlerësohet si i papërshtatshëm nga përdoruesi, i cili e braktis komunikimin.
Ky shërbim është fillimisht në funksion të forumeve të diskutimit në gjuhën angleze. Në mediat online programi shihet si një ndihmesë, sidomos kur rrjeti përmbytet me komente fyese si në rastet e komentimit të politikës së refugjatëve apo rrymave populiste.
Redaktorët nuk arrijnë të fshijnë dot për shkak të numrit të lartë të komenteve pra programi mund të ketë një efekt pozitiv edhe për zgjedhjet e ardhshme, thotë Alexander Waibel nga Instituti gjerman i Karlsruhes për Teknologjinë.
“Përmes komenteve është synuar të ndikohen zgjedhjet dhe të dalin nga kontrolli debatet. Por kush ka kohë ta ndjekë të gjithë këtë?” Megjithatë eksperti i kompjuterit, Merkert ka dyshime për programin. “Perspective” edhe pse ka një kuotë të lartë saktësie ndryshe nga dora e njeriut, ai nuk mund të kuptojë tekstin në përmbajtjen e plotë. “Kjo do të thotë që ekziston mundësia që me një formulim të pazakontë të çorientohet i gjithë sistemi, thotë Meckert.
Edhe gabimet në sistem mund të kthehen në problem. Ndryshe nga dora e njeriut, programi është rregullisht në funksionim. “Kur sistemi në një pikë të caktuar gabon, kjo përkthehet në një gabim milionësh”. Meckert paralajmëron edhe nga censura. “Nuk sjell ndonjë ndryshim të madh tek liria e shprehjes, por ekziston edhe rreziku i rehatisë me sistemin, e nuk vihet më në dyshim, nëse sistemi bën gabime”. Vende si Kina i përdorin ndërkohë algoritme të tilla për të kontrolluar lirinë e mendimit. “Edhe aty njerëzit përdorin formulime të tjera për t’i shpëtuar censurës”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.