Projekti IDEA Konkursi i Planeve të Biznesit – Kush mund të aplikojë dhe kriteret për shpalljen e fituesve
Prezantohet nesër projekti IDEA Konkursi i Planeve të Biznesit i cili ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve të zhvillimit të bizneseve në Shqipëri.
Ky projekt i cili do të fokusohet kryesisht në inovacion dhe sipërmarrje synon zhvillimin e aftësive sipërmarrëse mes pronarëve që duan të krijojnë biznese reja ose atyre që dëshirojnë të zgjerojnë biznesin e tyre për të rritur konkurrueshmërinë në tregun kombëtar dhe Global. Gjatë këtij projekti do të krijohet edhe një rrjet i quajtur “Rrjeti i Mentorëve dhe Engjëjve të Biznesit.”
Përmes projektit IDEA mund të përfitojnë rreth 1000 start-upe inovative në rritjen e kompetencave të tyre sipërmarrëse dhe aftësive për biznes. “Sfida IDEA” do të zbatojë metodologjinë CEFE për të përmirësuar shërbimet e zhvillimit të biznesit në Shqipëri, e cila përfshin përvojën teorike dhe praktike në lehtësimin e zhvillimit të ideve si dhe planeve të qëndrueshme të biznesit.
Për të prezantuar idetë e tyre të biznesit para jurisë do të përzgjidhen 120 finalistë, persona të cilët kanë ngritur një biznes gjatë 2 viteve të fundit ose po planifikojnë të investojnë në rritjen e biznesit të tyre.
Fituesit e konkursit do të përfitojnë nga skemat e granteve dhe të aplikojnë për mbështetje financiare ose menaxheriale për të përmirësuar proceset e tyre të biznesit.
Ky projekt zhvillohet kuadër të bashkëpunimit të bashkëpunimit gjermano-shqiptar dhe me mbështetjen e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS) dhe Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.