Projekti/Shqipëria dhe Kosova po planifikojnë të ndërtojnë një hidrocentral të përbashkët
Shqipëria, Kosova dhe Bashkimi Europian do të jenë bashkëfinancuesit e ndërtimit të një hidrocentrali me kapacitet 200 megavat.
”Koha Ditore” shkruan se projekti energjetik është planifikuar të ndërtohet në trekëndëshin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni, në zonën e Dragashit. Artikulli i referohet një deklaratë të bërë nga ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka që është shprehur se ideja e një hidrocentrali të përbashkët është pranë aprovimit.
Sipas ministrit, BE-ja do të financojë 20 milionë euro grant për Shqipërinë dhe 20 milionë euro grant për Kosovën për ndërtimin e hidrocentralit që do t’u shërbente nevojave të balancimit energjetik për të dy vendet.
Artikulli i plotë: https://www.koha.net/arberi/127955/shqiperia-dhe-kosova-me-hidrocentral-te-perbashket-ne-zonen-e-dragashit/
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.