Protesta e opozitës – Turma tenton të hyjë në Kuvend, përplaset me policinë
Opozita zhvilloi të shtunën protestën e radhës, ku kërkoi rrëzimin e qeverisë dhe zëvendësimin e saj me një kabinet tranzitor drejt zgjedhjeve të reja. Opozita e motivon kërkesën e saj me lidhjet e qeverisë me krimin dhe blerjen e votime në zgjedhjet e fundit të përgjithshme.
Turma marshoi fillimisht përreth Kryeministrisë, duke dashur të simbolizojë rrethimin e qeverisë nga qytetarët. Më tej, protestuesit vijuan drejt qendrës së kryeqytetit dhe një pjesë e tyre tentuan të hyjnë brenda parlamentit.
Por, ata u ndaluan nga policia, që përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit. Në kundërpërgjigje, ata hodhën gurë dhe sende të forta në drejtim të policisë. Nga informacionet e para, bëhet e ditur se 3 efektivë policie janë plagosur, ndërsa probleme kanë shfaqur edhe protestuesit, si pasojë e gazit lotsjellës.
Opozita kishte kërkuar leje për një tubim pa afat, ndërsa kërkesa është refuzuar nga policia, që ka dhënë lej për zhvillimin e tubit nga ora 11 e paradites së të shtunës, deri në mesnatë.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.