Protokolli i sigurisë nëpër biznese – AKU vendos disa masa administrative në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë realizuar gjatë 24 orëve të fundit 353 inspektime dhe monitorime si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid duke këmbëngulur në çdo monitorim të Task-Forcës që të zbatohet protokolli i sigurisë nëpër biznese, si e vetmja mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit.
Sipas njoftimit gjatë inspektimeve janë dhënë disa masa administrative me paralajmërim, për mungesë të rinovimit të analizave të ujit, të librezave shëndetësore, si dhe mungesë të Planit 3D.
Sipas AKU referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 59 mostra në monitorim të qumështit dhe në fruta -perime për analizim të mbetjeve pesticide.
AKU vijon punën pandërprerë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.