Pse njerëzit i preferojnë kaq shumë ushqimet e shpejta?

1.Aroma
Shumica e njerëzve e nënvlerësojnë efektin që era ka mbi shijen e ushqimit. Sipas profesorit Tom Finger në Universitetin e Kolorados Denver, aroma është një kombinim i dy shijeve dhe erërave. Kjo përbën një efekt serioz në atë se si njerëzit e perceptojnë shijen e ushqimit të shpejtë. Era e mirë e ushqimit të shpejtë rrit ndjenjën e shijimit të njerëzve kur e konsumojnë atë duke e bërë kështu përvojën më të këndshme.
2.Përbërësit
Ushqimi i shpejtë përmban aditivë që janë të lartë në sheqer dhe yndyrë. Këta aditivë janë nja nga arsyet kryesore që ushqimi i shpejtë është kaq i shijshëm. Përveç kësaj është provuar shkencërisht se konsumimi i ushqimeve të larta në yndyrë dhe sheqer zgjon edhe më shumë dëshirën për të konsumuar ushqime të tilla.
3.Pamja
Ndryshe nga ushqimi i zakonshëm shtëpiak apo ushqimi frigoriferik, ushqimi I shpejtë zakonisht duket i freskët dhe i këndshëm për t’u ngrënë.
4.Mouthfeel
Mouthfeel është një term i shpikur nga shkencëtarët për të përshkruar mënyrën se si përbërjet e shijes dhe aromës së ushqimit ndikojnë në shijimin e tij. Një ndërveprim i tillë ndikon në masë të madhe nëse ngrënësit e shijojnë ushqimin. Në aspektin e ushqimit të shpejtë, kompanitë përpiqen të krijojnë nivelin e përsosur të shprehjes së dhëmbëve, duke bërë kështu ushqimin e shpejtë të shijshëm për konsumatorët.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.