Punime në rrjet – OSHEE: Abonentët e Tiranës që do mbeten pa energji elektrike

Disa zona të Tiranës do të mbeten ditën e sotme pa energji elektrike për shkak të punimeve të planifikuara nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Sipas kësaj të fundit, do të stakohet fideri 12 FKv i nënstacionit Kombinat dhe punimet të cilat synojnë rritjen e cilësisë së shpërndarjes do të kryhen në intervalin kohor 10:00 – 13:00.
Si rrjedhojë, do të mbeten pa energji elektrike këto zona: Kombinat pjesërisht, zona e Parafabrikateve, zona e Sharrës pjesërisht.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.