Punimet në Unazën verilindore të Tiranës – ARRSH informon mbi situatën e punimeve (FOTOT)

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në kantierin e Unazës Verilindore loti 2 ka filluar faza e parë e betonimit të soletës së tunelit, që në orët e para të mëngjesit.
Sipas njoftimit punimet do të vazhdojnë me tre turne, pa ndërprerje, me qëllim që ky segment të jetë gati për qarkullimin e automjeteve sipas afatit të përcaktuar në kontratë.
ARRSH bën me dije se përfundimi i këtij segmenti do të lehtësojë njëherë e mirë trafikun në rrugët e kryeqytetit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.