Qendra teknologjike Britani-Shqipëri hap aplikimet – Programi zgjerohet për gjithë Ballkanin Perëndimor
Pas përfundimit me sukses të vitit të parë pilot, Qendra Teknologjike Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri ka hapur aplikimet për start-up-e teknologjike.
Këtë vit programi është zgjeruar dhe do të presë 20 start-up-e me potencial të lartë zhvillimi nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, për të marrë pjesë në trajnimet dhe sesionet e mentorimit që do të rrisin idetë dhe do të zhvillojnë kapacitetet e tyre.
Në fazën e dytë të programit, një numër start-up-esh që kanë përfunduar me sukses trajnimin do të përzgjidhen për të vazhduar trajnimin në Londër. Atje këto sipërmarrje do të kenë mundësi të eksplorojnë sektorin e teknologjisë dhe të takohen me investitorë, nxitës, një rrjet teknologjik si dhe klientë potencialë.
Programi do të kërkojë angazhim për pjesëmarrjen në tetë seanca workshop-esh me ekspertë kyçë ndërkombëtarë. Afati i fundit për aplikimet është data 5 Tetor, ndërsa detajet për regjistrimin mund t’i gjeni këtu.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.