Qendrat “One Stop Shop” – 18,854 aplikime nga qytetarë e biznese, 8,700 persona janë asistuar
Përmes një broshure të publikuar të shtunën, Administrata Tatimore fton të gjithë të interesuarit t’i drejtohen qendrave të integruara me një ndalesë për të zgjidhur çdo problem të mundshëm.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se gjatë vitit 2018 përmes këtyre qendrave janë bërë plot 18,854 aplikime nga qytetarë e biznese.
Paralelisht me aplikimet 8,700 persona janë asistuar me informacion dhe konsulenca të ndryshme lidhur me procedurat tatimore, ndërkohë që sipas Drejtorisë së Përgjithshme, në këtë mori aplikimesh nuk është regjistruar asnjë ankesë.
Aktualisht, sportele të administratës tatimore në qendrat e integruara gjenden në qytetet Kavajë, Krujë, Fier dhe Gjirokastër.
Për këtë vit, një mënyrë e re veprimi është konceptuar e filluar të zbatohet dhe konkretisht ajo e shërbimit të tatimpaguesve në ambientet e vendndodhjes së bizneseve.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.