Qeveria e madhe apo e vogël? Ekspertët: Njësi matëse, aftësia për të zhvilluar ekonominë
Qeveria shqiptare është ndër më të voglat në rajon e më gjerë, por është e paaftë të adresojë çështje kyç si informaliteti shumë i lartë apo eficenca në trajtimin e investimeve.
Është ky opinioni i ekspertëve të ekonomisë i paraqitur në një tryezë diskutimi mbi përmasat që duhet të ketë qeveria shqiptare.
Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa tha se eficenca e një qeveria duhet të matet jo me numrin e punonjësve, por me aftësinë për të çliruar burimet ekonomike.
Duke ju referuar ristrukturimit të Qeverisë Rama 2, Ish Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto tha se reforma rrezikon të ndikojë negativisht në aftësitë për të thithur investime, ndërkohë që prej kohësh është e paaftë të adresojë problemin e informalitetit shumë të lartë.
Tryeza me temë Qeveri e Madhe Kundër Qeverisë së Vogël u zhvillua në ambientet e Universitetit Luarasi me pjesëmarrjen e ekspertëve të ndryshëm të ekonomisë.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.