Qeveria miraton projektbuxhetin e vitit 2022 – Ndihma ekonomike rritet me 10%, rriten pagat për mjekët, mësuesit dhe policinë

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2022, i cili do të shkojë për diskutim dhe më pas për miratim në Kuvendin e Shqipërisë. Në konferencën për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi se parashikohet rritje e investimeve dhe fondeve në sektorët prioritarë të ekonomisë.
Më pas, me radhë ministrat prezantuan rritjen e pagave për punonjësit në sektorët që përfaqësojnë.
Ndërkohë, Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije se kërkesa për pastrimin e Shqipërisë tashmë është reflektuar edhe në projektbuxhetin e vitit 2022 dhe do të ketë edhe një rikualifikim të të gjitha pikave hyrëse dhe dalëse të Shqipërisë. Projektbuxheti i vitit të ardhshëm pritet të fillojë diskutimet në komisionet kuvendore dhe më pas të votohet në Kuvend, gjatë një seance maratonë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.