Qeveria ul 33% fondet për pronarët – Projektbuxheti 2021, 30 milionë dollarë për kompensimin, prioritetet legalizimet
Rreth 30 milionë dollarë është shuma totale që Qeveria parashikon të shpenzojë për shërbimin e kthim kompensimit të pronës për vitin 2021, me një ulje prej 33% krahasuar me çfarë u akordua në buxhetin e këtij viti. Shifra është zbardhur në projektbuxhetin e vitit 2021, të sapo publikuar nga Ministria e Financave.
Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2021 është: Të ardhurat, gjithsej, 3 miliardë lekë, afërsisht 30 milionë dollarë; Nga të cilat: të ardhura nga burime të tjera 1 miliardë lekë dhe transferimet nga buxheti i shtetit 2 miliardë lekë.
Duhet nënvizuar se një pjesë e mirë e shifrës për 30 milionë dollarësh i përket kompensimit të pronarëve të prekur nga ndërtimet pa leje, i cili ka ecur vit pas viti me ritme të qëndrueshme dhe realizohet përmes fondeve të grumbulluara nga ALUIZNI përmes procesit të kalimit të pronësisë së parcelave ndërtimore. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për procesin e kthim kompensimt të pronave, i cili ecën me ritme shumë të ulëta, me Agjencinë e Trajtimit të Pronave e cila u jep përparësi vetëm kompensimeve me kusht, kur pronarët pranojnë t’i falin shtetit pjesën më të made të shumës në këmbim të kompensimit të shpejtë në kohë.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.