Qyteti i gjelbër – Veliaj: Gati plani i veprimit, parandalojmë përmbytjet
Bashkia e Tiranës ka gati Planin e Veprimit për Qytetin e Gjelbër, i cili detajon transformimin e kryeqytetit në drejtim të mbjelljes së pemëve. Të mërkurën u zhvillua konsulta e parë publike për këtë plan, ndërkohë që kreybashkiaku, Erion Veliaj tha gjatë prezantimit se kjo është një prej masave paraprake për parandaluar përmbytjet.
“Mezi pres që ky manual jo vetëm që të mbarojë ën kohë, pra ky plan veprimi për Tiranën, por që ne shumë shpejt fillojmë bashkë me BERZH-in të shikojmë mundësitë e financimit për të implementuar secilin prej komponentëve që ne kemi përfshirë në këtë plan. Ky diskutim përputhet gjithashtu me miratimin e buxhetit që po bën Bashkia e Tiranës, ku disa prej komponentëve fillestar tashmë janë përfshirë në buxhet, kur ne mendojmë që është në kontroll, natyra na jep një shkundje të fortë për të thënë ‘Jo! Këto gjëra që ju bëtë në 27 vjet nuk harrohen kaq kollaj. Ky është një shpagim, kjo është një hakmarrje e natyrës për një shpërdorim kolektiv që ne i kemi bërë natyrës për këto 27 vjet.”
Sipas Veliajt, qytetet duhet të jenë të përgatitura për të përballuar situatat që krijohen nga reshjet e shiut, ndërsa tha se falë marrjes së masave në kohë Tirana nuk pati probleme.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.