Rama, bashkëbisedim me banorët në Berat – “Ka rënie të korrupsionit, kemi përmbushur detyrat për integrimin”
Berati ishte ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama, i cili zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e qytetit duke folur për problematikat e ndryshme. në këtë takim Rama u shfaq për herë të parë edhe me ish-ministrin e LSI Nasip Naço. Në lidhje me korrupsionin kryeministri tha se është një fenomen që ekziston ende, por ka një ulje të ndjeshme falë rritjes së përdorimit të teknologjisë. Ndërsa për procesin e integrimit kryeministri tha se Shqipëria i ka bërë detyrat.
Kryeministri foli edhe për reformën në drejtësi duke argumentuar se arrestimet e fundit, tregojnë se po jep rezultat.
Arber Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.